“Asgjë s’ka mbaruar, shpresa vdes e fundit, “Dardanët” motivojnë Kosovën para ndeshjes me Bjellorusinë

Përfaqësuesja e Kosovës sot e luan edhe ndeshjen e fundit të muajit qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

“Dardanët” do të ndeshen me Bjellorusinë në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest me fillim nga ora 20:45.

Të përzgjedhurit e trajnerit Alain Giresse vijnë pas tri barazimeve dhe opsion të vetëm për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim e kanë vetëm fitoren kundër Bjellorusisë.

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare kanë motivuar ekipin.

“Dardanët” kanë shkruar se asgjë nuk ka mbaruar sa i përket gjasave për kualifikim në Evropian.

“Shpresa vdes e fundit. Asgjë s’ka mbaruar. Matematikisht jemi në lojë, dhe të konsiderueshme. Andaj, arsye s’ka. Angazhim po. Hajde Kosovë” – thuhet në postimin e Dardanëve.

Kosova ka tri pikë dhe renditet në pozitën e katërt të Grupit I në kualifikimet për Evropian.

Bjellorusia është e fundit me asnjë pikë të grumbulluar.

Kosova dhe Bjellorusia janë pjesë e Grupit I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.

Go to TOP