Artiljerët ukrainas në pritje të predhave amerikane për “armën më të mirë”

Në pritje të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, artiljerët e Brigadës së 148-të Artilerisë të ushtrisë ukrainase, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Ukraina do ta humbte luftën kundër Rusisë, nëse nuk do të furnizohej me më shumë municione.

Në mesin e armëve të tyre është obusi M777, i mundësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Artiljerët thonë se ajo është e vetmja gjë që po i ndal tanket ruset që tentojnë ta mposhtin këmbësorinë ukrainase.

Go to TOP