Art Shahini, ylli i ri nga Vushtrria – lojtari më i mirë dhe golashënuesi i turneut ndërkombëtar në Prishtinë

Art Shahini, një talent premtues nga Vushtrria, është shpallur Lojtari më i Mirë dhe Golashënuesi i Turneut Ndërkombëtar “Rilindja Kids Tournament 2025” duke shkëlqyer në mesin e 68 ekipeve pjesëmarrëse nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Turneu tre-ditor, i organizuar në nder të çlirimit të Prishtinës, mblodhi së bashku mijëra të rinj e prindër për të festuar përmes sportit. Në këtë atmosferë të mbushur me emocion dhe konkurrencë, një emër u veçua mbi të gjithë – Art Shahini, përfaqësues i SHF EL CLASICO.

Me 9 gola të shënuar dhe performanca mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, Shahini jo vetëm që udhëhoqi ekipin drejt suksesit, por u shpërblye edhe me çmimin prestigjioz “Topi i Artë” duke u shpallur lojtari më i mirë në kategorinë U11.

Ky sukses është fryt i përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm, talentit të lindur dhe përvojës ndërkombëtare, pasi Shahini ka kaluar një trajnim profesional në Barcelonë, ku është njohur me standardet më të larta të futbollit europian.

Ky është vetëm fillimi për Art Shahinin, i cili po ngjitet me hapa të sigurt drejt majave të futbollit kosovar dhe më gjerë.

Urime për SHF EL CLASICO për triumfin, si dhe për trajnerët, stafin dhe familjen që po mbështesin rrugëtimin e këtij ylli të ri të sportit!. /Kosova.info/


Go to TOP