Art Ramadani, ndër golashënuesit dhe asistuesit më të mirë
Njëri ndër golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të
Klubit të Futbollit Kika, Art Ramadani, gjatë këtij viti ka shënuar 10 gola.
Ai golin e fundit për këtë sezon e shënoi kundër F.C Malisheva ndeshje që u zhvillua për Kupën e Kosovës.
Sulmuesi i krahut dhe qendër sulmuesi me numër 7 ka realizuar gjatë këtij viti 15 asistime.
Arti tash një vit luan për ekipin e futbollit Kika nga Kamenica në ligën e parë të Kosovës.
Art Ramadanin e karakterizojnë si lojtar të shquar edhe gjatësia, shpejtësia dhe gjindshmëria në fushë.
Ai po dëshmon mjeshtri dhe talent të padiskutueshëm në mesin e lojtarëve, duke shpresuar në rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen.
