Arsenal e deklason Tottenham në derbi, Eze protagonist
Arsenal e ka arritur një fitore të madhe 4:1 ndaj Tottenham në derbin e Londrës, duke vazhduar garën për titull në Premier League dhe duke mbajtur distancën prej pesë pikësh ndaj Manchester City.
“The Gunners” e kanë dominuar pjesën e parë, duke krijuar disa raste me Viktor Gyokeres dhe Leandro Trossard. Goli i epërsisë ka ardhur pas gjysmë ore lojë, kur Bukayo Saka ka asistuar për Eberechi Eze, i cili ka realizuar për 1:0.
Tottenham ka reaguar menjëherë pas rifillimit të lojës, me Randal Kolo Muani që ka barazuar shifrat pas një gabimi në mesfushë.
Megjithatë, Arsenal ka rikthyer kontrollin. Gyokeres ka shënuar për 2:1 vetëm nëntëdhjetë sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, ndërsa Eze ka realizuar sërish për ta çuar rezultatin në 3:1. Goli i katërt ka ardhur nga Gyokeres, që e ka vulosur fitoren 4:1.
Kjo ka qenë fitorja e pestë radhazi e Arsenal në derbi ndaj Tottenham, ndërsa “Spurs” e kanë pësuar humbjen e tretë me radhë dhe mbeten vetëm katër pikë mbi zonën e rrezikut.
