Arrestohet personi i kërkuar nga Policia e Kosovës

Stacioni Policor në Kamenicë dje në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar S.D. (1958).

Siç njofton policia, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale ,,Marrje e ryshfetit’’ me dënim burgimi prej 15 muajsh.

“Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP