Arrestohet personi i dyshuar për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve-  Njësia Rajonale në Mitrovicë Veri ka pranuar  informata relevante nga terreni se i dyshuari A.V.(1990) posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.

Me urdhër verbal te Gjykatësit të Procedurës Paraprake si dhe me  asistimin e njësisë së reagimit të  shpejt të regjionit Mitrovicë Veri dhe të një njësie patrullues të stacionit policor Zveçan është  bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të  shtëpisë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:

  • Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë,
    • Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës,  me peshë rreth 238 gramë,
    • 248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62,
    • 562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë,
    • Një sprej.

Njësia e forenzikës ka dal në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge Neni 267 i KPRK-se;  Mbajtje ne pronësi posedimi i pa autorizuar i armës Neni 366 i KPRK-se.  Me urdhër të prokurorit   dyshuari  i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh. /Kosova.info/

Go to TOP