Arrestohet pasi ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij
Një i dyshuar është arrestuar të enjten në Prizren, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.