Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh
Është arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve në Fushë-Kosovë. Policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit dhe ka konfiskuar prova materiale, ndër tjerash pesë vula të institucioneve të ndryshme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë. /Kosova.info/
Prev Post
Barcelona arrin marrëveshje me Williams
