Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Policët e stacionit në Shtime në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që sot rreth orës 06:10 në fshatin Godancë të Poshtëm të arrestojnë personin e kërkuar I.G , i moshës 37 vjeçar.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar, në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Prishtinë, për veprat penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare” dhe “Vjedhje e shërbimeve” me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditë.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. 


Go to TOP