Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate

Policia e Kosovës, njofton se është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjykate.

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, në një operacion të befasishëm që ndërmori policia e kryeqytetit arriti të arrestoj personin e kërkuar, i  cili deri sot ishte në arrati.

“L. S, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit nga ana  e policisë u procedua më tej konform urdhëresës së gjykatës, me ç ‘rast u dërgua në vuajtje të dënimit  prej dy vitesh si gjobë prej tre mijë eurosh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP