Arrestohet një person, i cili kërkohej me urdhër-arrest nga gjykata

Me datën 18.01.2023 rreth orës 16:25, në Pikë e Kalimit Kufitar-Jarinje, është ndaluar personi M. C., mashkull/serb, i lindur në vitin 1982 në Beograd.

I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. /Kosova.info/

Go to TOP