Arrestohet një i mitur në Podujevë, keqtrajtoi seksualisht të miturën

Një i mitur në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, rastin në polici e ka raportuar babai i vajzës.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Go to TOP