Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet për `grabitje`
Një grua u arrestua në Prishtinë nën dyshimin për grabitjen e një zinxhiri ari. E dyshuara u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Nga njësitë policore të stacionit “Qendra” është arrestuar një e dyshuar për veprën “grabitje”, që ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku e dyshuara A.M. (femër), me forcë, viktimës (femër) i ka grabitur një zinxhir ari nga qafa, njofton policia.
Policia informon se, pas përfundimit të veprimeve procedurale, me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Kosova.info/
Prev Post
Rrahmani: Shpresoj ta kalojmë grupin
