Arrestohet një burrë në Malishevë, kanosi vajzën me të cilën ka bashkëjetuar

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjti ka kanosur vajzën me të cilën ka bashkëjetuar.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar”, thuhet në raport.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me  vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP