Arrestohet një 28-vjeçar në Kaçanik, ishte në kërkim

Një person është arrestuar në Kaçanik sot rreth orës 10:00.

Policia ka njoftuar se zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa vendore dhe gjatë verifikimit të personave, kanë ndaluar një 28-vjeçar.

Ai ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së Themelores në Ferizaj, me dënim prej 10 ditësh.

28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

Go to TOP