Arrestohet i mituri në Shqipëri, dyshohet se plagosi një bashkëmoshatar të tij

Është arrestuar autori i plagosjes së një të mituri Paskuqan të Shqipërisë, ngjarje kjo e cila ndodhi një ditë më parë.

Policia ka bërë të ditur se dy nxënës 15-vjeçar, janë përleshur, ku njëri prej tyre ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, raporton TCh.

Nuk dihen shkaqet e përleshjes se të miturve, ndërkohë që policia ka shoqëruar të dyshuarin, ndërkaq i mituri tjetër është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Go to TOP