Arrestohet i dyshuari për rastin vrasje në tentativë
Mbrëmë policia e Kryeqytetit ka arrestuar të dyshuarin i kërkuar për rastin “Vrasja në Tentativë”, të ndodhur më datë 12.05.2025, rreth orës 23:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi “ në Prishtinë.
Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit; V. K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.
Tutje thuhet se përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Kosova.info/
