Arrestohet gjakovari për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në Gjakovë gjatë ditës së sotme ka kryer një kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Firajë-Gjakovëm.

“Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi R. K. i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Go to TOP