Arrestohet 29 vjeçari që postoi foto me armë në dorë në Facebook
Një qytetar nga fshati Mushnikovë e Prizrenit ka publikuar një fotografi në Facebook, duke mbajtur në dorë një armë të tipit revole.
Policia e ka identifikuar personin dhe kishte gjetur lokacionin e tij e më pas e kishte ftuar edhe për intervistë.
I dyshuari kishte pranuar dhe kishte dorëzuar armën pranë organit të policisë në nënstacioni e policisë në Sredskë-Prizren.
Hetuesit policorë sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.
Ndaj të dyshuarit M.R, i lindur në vitin 1992, policia ushtroi kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës, në lidhje më këtë u informua prokuroi i shtetit i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.