Arrestohet 26-vjeçari i kërkuar me urdhëresë gjykate
Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një tjetër aksion për kapjen e personave të kërkuar, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për zbatimin e rendit dhe ligjit.
Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët policorë të Stacionit Qendra në Prishtinë kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar me urdhëresë gjykate.
I arrestuari është O.H., mashkull, 26 vjeç, i cili, sipas vendimit të gjykatës, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, dhe tashmë është dërguar për të vuajtur dënimin.
Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë me aksione të tilla për të siguruar zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për të rritur sigurinë publike. /Kosova.info/
Prev Post
Ancelotti beson në përmbysjen e Arsenal
