Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje në Deçan

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ në Deçan.

Më konkretisht rasti ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit, njofton Policia e Kosovës. Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan kanë gjetur dhe sekuestruar katërmbëdhjetë gëzhoja të kalibrit 9 mm,  si prova materiale.

“Pas një pune intensive tё hetuesve me datë, 09-10.07.2025, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, në koordinim me prokurorin e Shtetit është kryer kontroll/bastisje në shtëpitë e personave të dyshuar aty janë gjetur dhe sekuestruar: një (1)  armë pistoletë Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë; një (1) armë pistoletë Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator; një (1) armë pistoletë ZVS kal: 9mm dhe një karikator”, njofton policia.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt. /Kosova.info/


Go to TOP