Arrestohen dy persona të dyshuar për ryshfet dhe falsifikim të dokumenteve
Policia e Kosovës, njofton dy persona të dyshuar për veprat penale ”Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat’’ dhe “Falsifikimi i Dokumenteve’’, janë shoqëruar për në polici ku janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit me iniciale (H.S dhe E.S.) si pronar/e dhe përgjegjës në një Auto shkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se; kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatë të ndryshëm, për t ía mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë “B” dhe kategorinë ,,C’’, pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa i ’u nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e Vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike.
“Sot me datë 06.11.2024, pas pranimit të Urdhëresës nga Gjykata Themelore-Ferizaj, në koordinim me Prokurorin përgjegjës të rastit, janë kontrolluar-bastisur dy zyrat, në lokacionet e sipër cekura, ku janë siguruar dhe sekuestruar disa dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin si në vijim.
Dy (2) Telefona mobil; Regjistratorë-Libra- gjithsej pesë (5); Fletore regjistrimi; fletore interne dhe gjepi–gjithsej shtatë (7); Gjashtëdhjetë e katër (64) dosje origjinale të kandidatëve; Njëzet e një (21) Certifikata mjekësore-të shoferëve profesional-për punë.
Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin përgjegjës të rastit në PTHF, ku pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore. Rasti mbetet nën hetime. /Kosova.info/