Arrestohen dy persona për mashtrim me bileta udhëtimi, dyshohet se përfituan 60 mijë euro jashtëligjshëm

Dy persona për mashtrim janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Ata dyshohet se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth  gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.

Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) franga të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP