Armend Gashi i bashkohet Feronikelit 74

Feronikeli 74 ka transferuar sulmuesin e krahut, Armend Gashi.

Gashi vjen nga klubi Trepça ’89, ndërsa më parë ka qenë pjesë e FC Prishtinës. Njëzet e tre vjeçari ka qenë gjithashtu pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës.

“Sulmuesi i krahut është vlerë e shtuar në ekip dhe tek Feronikeli do te jetë së paku për dy edicionet e radhës. Gashi njihet për shpejtesinë e tij, driblimet dhe lojen e bukur me top. Aftesi keto qe do te jene ne dispozicion per trajnerin Kuçi”, ka njoftuar klubi nga Drenasi. “Ky padyshim që nuk do te jetë transferi i fundit për këtë afat”.

Go to TOP