Arben Vitia u punësua në një spital privat, kjo është paga e tij, sipas Bekim Haxhiut

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është angazhuar në një spital privat. Këtë çështje e ka ngritur në Kuvend deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu beson se ky është konflikt interesi, ndërsa nuk hezitoi të flasë edhe për pagën që sipas tij Vitia e merr në punën e re.

“Sipas raportimeve, paga e ish-ministrit pritet të jetë e majme, mbi 5 mijë euro”, tha Haxhiu.

Se a është në dijeni të kësaj, ai në seancën e sotme të Kuvendit e pyeti ministrin aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Go to TOP