Anton Cena triumfon në Portugali, sjell medaljen e artë për Policinë e Kosovës

Në Braga të Portugalisë, gjatë Garave Evropiane të Policisë, Zjarrfikësve, Doganierëve dhe Korrektuesve, xhudisti veteran Anton Cena shkëlqeu duke fituar medaljen e artë.

Përkundër mungesës së kategorisë për veteranë mbi 60 vjeç, Cena vendosi të garojë me seniorët, duke sfiduar një polic spanjoll 30 vite më të ri.

Me dy fitore të pastra (IPPON), Cena jo vetëm triumfoi, por edhe ngriti në këmbë publikun ndërkombëtar duke bërë që Policia e Kosovës të kryesojë sërish në garat ndërkombëtare.

Medaljen e artë Cena ia dedikoi heroit Enver Zymberi duke ia dhuruar familjes së tij. /Kosova.info/

Go to TOP