Anija e parë private kozmike ndërpret misionin një javë pas uljes në Hënë

Anija kozmike amerikane, Odysseus ka ndaluar misionin një javë pasi theu këmbën dhe u përmbys pranë polit jugor hënor.

Misioni i landerit të Intuitive Machines, Odysseus, ka zgjatur më shumë sesa priste kompania pasi ai përfundoi në anën me komunikim të kufizuar diellor.

Por, besohet se ai ka gjasa të zgjohet për dy deri në tre javë të tjera, nëse i mbijeton natës së ftohtë hënore.

“Natën e mirë, Odie. Shpresojmë të dëgjojmë përsëri nga ti”, tha kompania përmes një postimi në X.

Përpara se të ndalonte misionin, Odysseus dërgoi atë që Intuitive Machines e quajti “transmetim lamtumire”.

Ndryshe, Intuitive Machines me bazë në Houston u bë bazë biznesi i parë privat që zbarkoi një anije kozmike në Hënë pa u përplasur. Vetëm pesë vende kanë arritur ta bënin këtë gjë që nga vitet 1960, duke përfshirë Japoninë.

Anija kozmike kreu gjashtë eksperimente për NASA-n, e cila pagoi 118 milionë dollarë për udhëtimin.

NASA i sheh këta zbarkues privat si mundësi e mirë për hapjen e rrugës për astronautët e tjerë që pritet të shkojnë në Hënë brenda disa viteve të tjera.

Deri para Odysseusit, zbarkimi i fundit i SHBA-së në Hënë ishte nga Gene Cernan i Apollo 17 dhe Harrison Schmitt në vitin 1972.

Go to TOP