Anderson i thotë JO Juvës, preferon klubin brazilian

Asi brazilian Felipe Anderson raportohet se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Lazio.

Sipas mediave italiane, braziliani i ka thënë JO ofertës së Juventusit.

Torinezët prej kohësh janë duke e monitoruar Anderson-in, por, lojtari thuhet se dëshiron rikthimin në vendlindjen e tij.

Braziliani siç raportohet, dëshiron transferimin tek klubi brazilian, Palmeiras.

“Felipe Anderson ka refuzuar ofertën e Juventusit. Do të transferohet te Palmeiras në Brazil në fund të sezonit pasi i skadon kontrata me Lazion”, shkruajnë mediet italiane.

Go to TOP