Ancelotti thotë se Real do të luajë mirë në të dy ndeshjet me Cityn

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se përballja Real Madrid – Manchester City do të jetë një duel i fortë, por ai është shprehur optimist se ekipi i tij do të luajë në nivel të lartë në të dy ndeshjet.

Të premten është hedhur shorti i çerekfinales së Champions League ku do të ndeshen: Arsenal -Bayern Munich; Atletico Madrid – Borussia Dortmund; Real Madrid -Manchester City dhe PSG -Barcelona.

“I tërë globi mendon se Manchester City është favorit. Ata janë kampionët në fuqi dhe për këtë motiv mendoj se është një duel mjaft i fortë. Ne kemi bindjen se do të luajmë shumë mirë në të dy ndeshjet”, ka thënë trajneri italian.

Ai gjithashtu ka vlerësuar rëndësinë e fazës së çerekfinaleve.

“Mendoj se çerekfinalet janë pjesa më e rëndësishme e turneut. Nëse bën mirë aty, atëherë ke shumë shanse për suksesin final. Nëse do të fitosh Champions, atëherë duhet të mundësh më të mirët”, ka theksuar Ancelotti. 

Megjithatë, trajneri i skuadrës spanjolle nuk ka humbur shpresën për të përballuar sfidën. 

“City mund të jetë më i miri i Evropës për momentin, por e përsëris ne kemi shumë besim. Nëse duam të fitojmë Champions, atëherë duhet të mundim Cityn”, ka thënë Ancelotti. 

Go to TOP