Ancelotti pas fitores ndaj Barçës: Ishte një sfidë e vështirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka pranuar se fitorja ndaj Barcelonës ishte një ndeshje shumë e vështirë.

Madrilenët mbrëmë mundën katalonasit (3-2), në ‘El Clasico’ duke bërë hapin e madh në garën për titull të kampionit në La Ligë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, kundër një rivali të fortë që dha gjithçka për të rihapur kampionatin”, tha Ancelotti.

“Ne e menaxhuam mirë lojën. Dy herë na u desh të rikuperonim lojën dhe ia dolëm ta bënim e me pas edhe fituam ndeshjen. Ishte një javë e paharrueshme”, ka pohuar strategu italian.

Reali kryeson tabelën me 81 pikë, 11 më shumë së Barcelona. 

Go to TOP