Amerikani Cole Hocker e ka fituar medaljen e artë në finalen e 1500 metrave

Cole Hocker e ka fituar medaljen e artë në finalen e 1500 metrave për meshkuj në Lojërat Olimpike Paris 2024. 

Atleti britanik Josh Kerr është detyruar të kënaqet me medaljen e argjendtë. Ndërkohë, kampioni i mëparshëm, Jakob Ingebrigtsen, nuk ia ka arritur të sigurojë një medalje, duke përfunduar jashtë podiumit. 

Hocker ka sprintuar fuqishëm në dhjetë metrat e fundit për të kapërcyer Kerr dhe për të vendosur një rekord olimpik të ri me kohën 3:27.65.

Para se të ndodhte, ishin për të parë një garë mes atletit të Britanisë së Madhe dhe atij të Norvegjisë.

Go to TOP