Ambasadori i Kosovës në ShBA takohet me Richard Grenell

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen diplomatike të organizuar në Qendrën Kennedy në Washington.

Dugolli ka bërë të ditur se gjatë këtij eventi ka pasur kënaqësinë të takohet me Zonjën e Dytë të SHBA-së, Usha Vance, Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, Ambasadorin Richard Grenell dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. /Kosova.info/


Go to TOP