Ambasadori finlandez kërkon kujdes për diskursin në kohë fushate
Ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen ka këshilluar liderët politikë që mos t’iu japin jehonë narrativave të rreme. Sipas tij, Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik.
“Pasi që Kosova po përgatitet për zgjedhjet në shkurt, rreziku për polarizimin e shoqërisë dhe këto informacione e bënë më të rëndësishme me u përballë këto rreziqe. Kosova duhet të zgjerojë mjetet e saja për luftimin e këtyre informacioneve duke rritur mekanizmat dhe duke përmirësuar mekanizmat e fakteve…Figurat me ndikim duke përfshirë edhe politikanët dhe persona të tjerë dhe personalitete të shquara duhet sigurisht të kenë kujdes që të mos i japin jehonë këtyre narrativave të rrejshme”, ka thënë ai.
Sipas tij, duhet të krijohen sisteme të monitorimit që shumë shpejt t’i detektojnë dhe zbulojnë këto informacione të rreme. “Në këtë mënyrë Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik”, ka thënë ai.
Ambasadori finlandez në Kosovës duke shprehu mbështetjen e shtetit të tij për integrimit euro-atlantik të Kosovës, ka theksuar se një hap i tillë është masë jetike për një të ardhme të sigurt.
Diplomati finlandez ka thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i mbështes përpjekjet konstruktive të dialogut Kosovë-Serbi për t’i zbutur tensionet mes dy vendeve si dhe të promovojë bashkëjetesë paqësore.