Ambasadori Britanik pret OJQ-të për të diskutuar demokracinë në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur në Rezidencën Britanike një grup organizatash të shoqërisë civile për të diskutuar gjendjen e demokracisë në vend.

Ambasadori Hargreaves ka shprehur mirënjohje për përvojën dhe ekspertizën e OJQ-ve, duke vlerësuar rolin e tyre kyç në nxitjen e llogaridhënies politike.

 Ai tutje ka theksuar rëndësinë e angazhimit të shoqërisë civile për të nxitur zgjidhjen e bllokimit politik dhe për formimin e një Kuvendi dhe qeverie të re që do të adresojnë çështje jetike për qytetarët e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP