Ambasada e ShBA-ve për Javën e Krenarisë: Fuqi e diversitetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar si fuqi të diversitetit organizimin e Javës së Krenarisë në Kosovë.

“Teksa fillojmë Javën e Krenarisë në Kosovë dhe Muajin e Krenarisë në ShBA, ne festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributet e personave LGBTQI+ në mbarë botën”, kanë shkruar ambasada.

Ambasada tutje ka përsëritur angazhimin e palëkundur “për të nxitur dhe mbështetur komunitete të ndryshme dhe për të siguruar barazi për të gjithë”. /Kosova.info/

Go to TOP