Ambasada e ShBA-ve: Gjetja e përgjigjjeve për të pagjeturit është prioritet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shprehur solidarizimin me familjarët e personave të pagjetur.

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe përfundim i ngjarjes për të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende – pas dekadash – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, kanë shkruar nga ambasada në X.

Ata kanë bërë thirrje për prioritizim të gjetjes së eshtrave të të zhdukurve.

“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, kanë shkruar. /Kosova.info/

Go to TOP