Ambasada e ShBA-së në përgatitje për 4 korrikun

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është në përgatitje të manifestimit të Ditës së Pavarësisë, më 4 korrik.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, në ambientet e Ambasadës në Prishtinë shihet procesi i përfundimit të skenës, në të cilën do të mbahet programi.

4 korriku njihet si dita e Deklaratës së Pavarësisë, e cila u ratifikua nga Kongresi i Dytë Kontinental më 1776, duke krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Kosova.info/

Go to TOP