Alarmante: Mbetën pa bukë goje i drejtohen shtetit

Çifti bashkëshortor të punësuar në një shkollë ka mbetur pa asnjë të hyrë, pas ndalesës së pensionit të gruas dhe pagës së bashkëshortit. Ata kanë hyrë në muajin e dytë dhe janë të kërcënuar nga uria bashkë me tre fëmijët e tyre. Ilmi Tahiri nga Podujevë thotë se sot i është ndal paga nga shkolla në të cilën punonte si mësimdhënës ndërsa që nga muaji i kaluar edhe bashkëshortes së tij i është ndal pensioni.

Megjithatë mbetet e paqartë dhe e pasqaruar arsyeja e ndalesave të të  hyrave të tyre.

“Na la pa asnje te ardhur .na la pa barna madje edhe pa buke. Keshtu shteti i Kosoves na persekuton ne dy ish mesimdhenesit” tha ai.

Ata u bënë thirrje  urgjente te gjitha institucioneve te shtetit te Kosoves per pagat tona .buken tone me djerse qe na i ndalon . Të gjetur në këtë gjendje ai  thotë se do të detyrohen të kerkojme azil politik. /Kosova.info/

Go to TOP