Al-Ittihad s’dorëzohet për Salahin, ofron 200 milionë euro
Zyrtarë nga Arabia Saudite kanë udhëtuar drejt Anglisë, për ta bindur Liverpoolin që ta shesë Mohamed Salahin.
Al-Ittihad shpreson të nënshkruajë me yllin egjiptian, teksa pati një ofertë prej 150 milionë funteve të refuzuar nga Liverpooli gjatë javës së kaluar.
Siç raporton Daily Mail, një delegacion ka arritur në Angli gjatë së shtunës për të vazhduar bisedimet me Liverpoolin, transmeton Klankosova.tv
Të Kuqtë e kanë bërë të qartë se nuk kanë synime për ta shitur Salahin. Këtë e konfirmoi edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili gjatë së dielës, potencoi se Salah do të qëndrojë në “Anfield”.
Megjithatë, klubi nga Arabia Saudite do të testojë sërish Liverpoolin, dhe sipas raportimeve janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për sulmuesin egjiptian.
Afati kalimtar i transferimeve në Arabinë Saudite do të mbyllet të enjten.
