Prokuroria ngre aktakuzë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut për keqpërdorim të detyrës
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
“Sipas aktakuzës i pandehuri N.K.duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ përcaktuar me nenin 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, njofton prokuroria.
Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, derisa në shtator u lirua nga paraburgimi, por e kishte të ndaluar t’i afrohej objektit të KEK-ut në një distancë prej 50 metrash. /Kosova.info/
