Aksident në Vushtrri, goditet një këmbësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një veturë e ka goditur një këmbësor.

Rastin e konfirmoi për Front Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zaiti.

Zaiti tha se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:00, është raportuar se në rrugën ” Shemsi Istrefi” në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor i cili ka kërkuar tretman mjekësor”, u shpreh Zaiti.

Go to TOP