Aksident në rrugën Stallovë-Podujevë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Stallovë-Podujevë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 13:00, në rrugën Stallovë-Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësorë kanë kërkuar tre persona. Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. 

Go to TOP