Aksident në rrugën Shtime – Duhël, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shtime- Duhël, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, tha Gashi.

Go to TOP