Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku janë  përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. 

Go to TOP