Aksident në Banjë të Pejës, lëndohet një person

Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Banjë të Pejës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Banjë të Pejës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku një person ka mbetur i lënduar”, deklaroi ai..

Go to TOP