Aksident mes trenit dhe automjetit në Zonën Industriale në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Zonën Industriale në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për RTKlive se aksidenti ka ndodhur mes një treni dhe një automjeti.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Zonën Industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet”, ka pohuar Ahmeti.
Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
