Aksident mes katër veturave në Ferizaj, lëndohen 8 persona
Në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore.
Si pasojë e këtij aksidenti, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
‘Aksident trafiku Fsh Softaj, Ferizaj. Me datë 20.09 2025, rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore.Si pasoj e ketij aksidenti lëndime trupore ka marr tetë persona, te cilit pas tremanit Mjeksor në Qendren Emergjente në Ferizaj janë liruar”, tha ai.
