Aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht në segmentin Suharekë-Duhël, mëngjesin e së mërkurës.

Informacioni është bërë i ditur për Lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke thënë se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Kelani për mediumin.

Go to TOP