Aksident me fatalitet në Podujevë: Vdes shoferi i kamionit
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Podujevë.
Atje një shofer ka vdekur, pasi kamioni u godit me veturën, e më pas u goditën edhe vetura të tjera të parkuara.
Njoftimi:
Rr. Skënderbeu, Podujevë 15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.
